22 Dhjetor 2024

Kurrikula e Re do të ndikojë në ngritjen e cilësisë

Prishtinë, 2 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka mbajtur një punëtori më  Inspektorët e Arsimit të Kosovës  me ç`rast  është  diskutuar për rëndësinë e  kurrikulës, zbatimin e saj si dhe përmirësimin e sistemit arsimor të Kosovës përmes licencimit të mësimdhënësve.

Agim Berdyna, drejtor i Departamentit për Zhvillim të Arsimit Parauniversitar,  foli për rëndësinë e këtij dokumenti, detyrat dhe përgjegjësitë  që do të kenë inspektorët ë arsimit në kontekst të  zbatimit  të  Kurrikulës.

Ai theksoi  nevojën e trajnimeve, ngritjes së resurseve, konform trendeve bashkëkohore  arsimore, më qëllim zbatimit të suksesshëm të Kurrikulës dhe  përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit arsimor. 

Në kontekst të kësaj, Berdyna dhe  David Lynn, konsulent nga programi IDEP , përmes një kumtese  ofruan të dhëna, sqarime dhe rekomandime  të bazuara në  përvojat  më të mira  profesionale  ndërkombëtare  për një zhvillim efektiv profesional të mësimdhënësve,  i cili do të qonte kah ndryshimet pozitive në përvojat mësimore të nxënësve dhe arritjes së tyre mësimore.

Ndërkaq, Ramush Lekaj, udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë , gjithashtu foli për ecuritë e procesit të hartimit të Kurrikuklës,  vështirësitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet procesi i zbatimit.

Lekaj  tha se “është e nevojshme të hartohen Udhëzime Administrative  dhe  një sërë dokumentesh  tjera cilësore në frymën e Kornizës së Kurrikulës, si dhe përgatitja e sistemit shkollor  dhe shkollave individuale për të marrë përsipër zbatimin e kurrikulës së re shtetërore. Ndërsa ndryshimet që do të ndodhin , do të jenë në funksion të ngritjes së cilësisë”, tha Lekaj.

Inspektorët e arsimit shtruan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë më këtë proces , si përgatitjen ( trajnimin) e tyre për këtë dhe çështje tjera profesionale.

Ndryshe, për zbatimin e Kurrikulës së re, Agim Berdyna, drejtor për Zhvillimin Arsimit Parauniversitar, tha se do ”ta kemi mbështetjen e  mekanizmave  ndërkombëtarë, të cilët njëherësh kanë ndihmuar me ekspert dhe mjete financiare, hartimin e dokumentit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)