Kuçi dhe Beqaj, profesorët që nuk shkojnë në ligjërata
Prishtinë, 25 qershor - Ministrat Hajredin Kuçi dhe Besim Beqaj duket se nuk janë shumë korrekt sa i takon mbajtjes së ligjëratave me studentët në fakultetet e Universitetit të Prishtinës ku ato janë ligjërues.
Sipas një hulumtimi të bërë nga emisioni "Fiks Fare" i TCH ata shkojnë shumë rrallë, ndonëse janë të punësuar në një universitet publik. Ligjëratat dhe provimet për ta i mbajnë kryesisht asistent e tyre.
Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi kritikon mbajtjen e nga më shumë se të vendeve të punës. Ai thotë se kjo direkt ndikon edhe në mohimin dikujt tjetër për një vend pune, e gjithashtu edhe mungesë përkushtimi në njërën nga punët.