15 Nëntor 2024

Kryetari Haziri uron nxënësit për Ditët e Lirisë së Gjilanit

Gjilan, 11 qershor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar sot në shkollën “Musa Zajmi”, ku është pritur nga drejtori Ramadan Dërmaku dhe stafi, me ç’rast i ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle por edhe të gjithë shkollave të qytetit me rastin e fillimit të Ditëve të Lirisë që Gjilani i shënon për nderë të 15 qershorit 1999, datë kur përfundimisht është çliruar Komuna e Gjilanit.

Kryetari Lutfi Haziri, gjatë qëndrimit në këtë shkollë ka uruar të gjithë Ditët e Lirisë, duke kujtuar gjithmonë sakrificën e madhe që është bërë nga dëshmorët, të rënët, martirët të zhdukurit dhe gjithë popullit të Kosovës i cili ishte në gjendje lufte.

“Jemi këtu bashkërisht të kujtojmë edhe sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë që ne sot e gëzojmë. Janë shumë të rënë në luftën e fundit për liri. Shumë sakrificë, shumë vuajtje e persekutim. Duhet bashkërisht të angazhohemi për suksese të mëtejme dhe për kualitet në gjeneratat që janë sot, rinia e Kosovës dhe gjeneratat që do të vijnë të kenë më të lehtë dhe të jenë konkurrues me moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara të botës”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu kryetari Haziri i ka uruar edhe për sukseset e arritura në testin e arritshmërisë të gjithë nxënësit e Gjilanit.

“Jam sot në shkollën tuaj, shkollë që ka dy komunitetet të cilat ndjekin mësimet këtu. Jam këtu edhe me qëllimin që t’ju uroj për sukseset e arritura në testit e arritshmërisë që janë rezultate impresive. Prandaj, urojmë që ky rezultat vazhdimisht të rritet deri në maksimumin e mundshëm, por kjo bëhet vetëm me punë dhe përkushtim. Pa arsimim dhe dije të mirëfillt nuk ka suksese dhe zhvillim të vendit tonë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ndryshe, në kuadër të vizitave periodike, kryetari Haziri do të vizitoj edhe shkolla të tjera të Gjilanit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)