03 Maj 2024

Kryetari Bahtiri ndanë pagën për 10 studentë

Mitrovicë, 14 mars -  Të premten është finalizuar lista e 10 studentëve nga Komuna e Mitrovicas të cilët janë përfitues të bursës nga paga e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Me këtë është realizuar edhe premtimi i kryetarit Bahtiri, i cili gjatë fushatës elektorale kishte thënë se pagën e tij mujore si kryetar i komunës do t`ua dhuronte studentëve që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.

 “Unë kam premtuar se paga ime si kryetar komune do të shkojë për studentët e dalluar të Mitrovicës në kushte të vështira ekonomike, dhe unë po i mbajë premtimet”, ka thënë me këtë rast, kryetari Bahtiri.

Ndryshe, kësaj liste u janë shtuar edhe 50 student tjerë të cilët vijojnë studimet e tyre në drejtime të ndryshme, e të cilët kanë përfituar bursë në shumën prej 70 euro në muaj nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, ku për këtë Drejtoria e Arsimit kishte shpallur konkurës muajë më parë.



Studentët që kanë përfituar nga paga e kryetarit:



 
Nr.     Emri (Emri i prindit) Mbiemri     Fakulteti     Viti        
1     Mysherefe (Tahir) Islami     Gjuhë shqipe     IV        
2     Liridona (Naser) Hasani     Gjeografi     III        
3     Atdhedon (Mahmut) Fejza     Ekonomi     I        
4     Fatime (Xhafer) Zeqiri     Juridik     I        
5     Shiqiri (Rrahman) Zahiti     Teknologji ushqimore     II        
6     Armend (Arif) Haliti     Informatikë inxhinierike     I        
7     Hanife (Shaip) Beka     Mjekësi     III        
8     Arlinda (Kadri) Gërxhaliu     Informatikë inxhinierike     II        
9     Florent (Abedin) Sahiti     Ekonomi     I        
10     Liridona (Safet) Tahiri     Edukim     I        
                



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)