22 Dhjetor 2024

Kryeministri Thaçi ka pritur sot ministrin e Arsimit të Shqipërisë

Prishtinë, 31 tetor - Temë kryesore e takimit mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit dhe thellimi i këtij bashkëpunimi.
 

Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi prezantoi të arriturat e institucioneve të Kosovës, përkushtimet për përmbushjen e agjendës evropiane të integrimit, me theks të veçantë investimet e gjithanshme në arsim, të cilat, siç theksoi kryeministri Thaçi janë investime substanciale në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

 
Kryeministri Thaçi më tej ripotencoi se investimi në arsim vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, fokus kryesor yni do të jetë avancimi përmbajtësor i proceseve të mësimdhënies, mësimnxënies, kurrikulumit dhe procesve tjera të rëndësishme, që nga niveli parashkollor deri tek ai universitar, si dhe investimet në infrastrukturën teknike në arsim, të gjitha këto sipas standardeve dhe kritereve evropiane – tha z.Thaçi.

 
Në takimin me ministrin shqiptar të Arsimit, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe theksoi se përvoja e Shqipërisë në zhvillimin e arsimit është një shembull i mirë dhe pozitiv.

 
Gjatë takimit mes kryeministrit Thaçi dhe ministrit Tafaj u bisedua edhe lidhur me Abetaren e përbashkët, për të cilën tashmë është formuar një grup punues i përbashkët i dy ministrive të arsimit dhe synohet nga të dyja shtetet që kjo Abetare të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.

 
Ministri i Arsimit i Republikës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe për bashkëpunimin, që ka treguar Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit.
 

Ministri Tafaj i vlerësoi me tone pozitive zhvillimet në arsimin kosovar dhe theksoi se vënia e arsimit ndër prioritetet kryesore nga ana e Qeverisë së Kosovës tregon më së miri për vizionin europian të institucioneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)