16 Nëntor 2024

Kryeministri dhe këshilltarët e tij, larg duart nga UP-ja

Prishtinë, 12 nëntor - Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në Universitetin e Prishtinës. Rektori i Universitetit të Prishtinës ka dështuar ta kryejë funksionin e tij statutar të përcaktuar në Statutin e Universitetit të Prishtinës, të miratuar nga Kuvendi i Republikës.

Sot në rendin e ditës së mbledhjes së Senatit është edhe kjo pikë, e propozuar nga Rektori Marjan Dema:

"Pika 4. Marrja e vendimit lidhur me kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për transferim të grupit të studentëve nga F.Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilët kanë aplikuar për transfer në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës".

Kjo pikë përbën ndërhyrje eklatante në autonominë akademike të Universitetit.  Kjo kërkesë është dashur të refuzohet me automatizëm nga Rektori, i cili sot ka dështuar t'i plotësojë detyrat e tij që burojnë nga Statuti i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky Statut ashtu si edhe Ligji për Arsimin e Lartë në Kosovë kanë përcaktuar se Universiteti ka autonomi për çështje akademike.

 Kjo autonomi është e vlefshme çdo herë kur Universiteti dhe vartësit e tij veprojnë në përputhje me Statutin dhe Ligjin dhe nuk mund të cënohet nga kërkesa të tilla absurde që vijnë nga Kryeministri dhe këshilltarët e tij për interesa të ngushta të tyre apo familjarëve të tyre.

Ka pasur raste kur kryeministri i Kosovës ka mundur t’i kërkojë llogari Universitetit të Prishtinës për keqpërdorim të autonomisë akademike. Ka qenë rasti i avancimit të supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, disa nga të cilët Kryeministri madje i ka takuar para dhe pas publikimit të skandalit, mirëpo asnjëherë nuk ka reaguar kundër tyre.

Po ashtu ka mundur të reagojë për mosndëshkimin e plagjiatorëve të cilët vazhdojnë të enden lirshëm në Universitetin e Prishtinës, por as këtë Kryeministri nuk e ka bërë.

Përvoja jonë me ndërhyrjet e Kryeministrit dhe këshilltarëve të tij është e hidhur, si shembull vjen përjashtimi i Kosovës nga EQAR, të cilin përjashtim po mundohemi ta përmbysim me shumë përpjekje si shoqëri, institucione e organizata joqeveritare.

Prandaj ORCA e fton Kryeministrin që të merret me punët e Republikës që i takojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera të vendit, ndërkohë luftën për cilësi në arsim do ta bëjnë ata që nuk pengohen nga interesat të tyre apo të fëmijëve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)