23 Dhjetor 2024

KREK-u përgëzon MASHT-in për organizmin e testit

Prishtinë, 1 qershor - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, ka publikuar rezultatet e anketës të zhvilluar menjëher pas përfundimit të provimit të maturës shtetërore që është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht nga Komisioni Shtetëror i Maturës.

Në anketë marrë pjesë 2151  nxënës nga 12 komuna të Republikës së Kosovës . Në një konferencë për media President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, ka bërë me dije se nxënësit e anketuar janë përgjigjur në 5 pyetje që ka pasur gjithësej anketa.

“Në pyetjen se a jeni të kënaqur me mënyrën e organizimit e testit të maturës shtetërore nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht nga Komisioni Shtetëror i Maturës , 715 nxënës janë përgjigjur se janë shumë të kënaqur,1099 të kënaqur  ndërsa 337 janë përgjigjur se nuk janë aspak të kënaqur “, ka deklaruar ai. 


Sipas tij në këtë anketë nxënësit janë përgjigjur edhe në pyetjen se a u është lejuar të kopjohet në testin e maturës , ku 643 pjesëmarrës janë deklaruar se nuk u është lejuar fare të kopjohet ndërsa 987 kan thënë se pak u është lejuar të kopjohet,e 521 të tjerë kan deklaruar se kan kopjuar shumë.

“1001 nxënës presin rezultate të mira, 800 shumë të mira e 350 e të anketuarve presin rezultate të dobëta . 1237 pjesëmarrës  nga 2151 në anketë kan deklaruar se koha prej 180 minutash për tu përgjigjur në 100  pyetjet e testit ka qenë e mjaftueshme, 811 kanë deklaruar se jo nuk ka pasur probleme,402 janë deklaruar se ka pasur ndërsa 936 janë shprehur se ka pasur probleme të vogla , duke ju përgjigjur pyetjes se a ka pasur probleme në qendrat apo sallat  ku është  zhvilluar  provimi i maturës shtetërore 2013”, ka theksuar ai.

Këshilli i Rinisë  Evropiane të Kosovës pas rekomandimit të Komitetit për Arsim dhe kujdes për të drejtat e studentëve , vlerëson se duke u bazuar nga anketa e vitit të kaluar, Ministria e Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë përgatitjet më të nevojshme dhe si pasojë e këtij organizimi më të mirë janë mënjanuar problemet e ndodhura në vitet e kaluara , e kjo e bënë maturë shumë të suksesshme.

Ndërsa senator i i Këshillit të Rinisë  Evropiane të Kosovës Alban Beha, ka  vlerësuar  se  “testi “Matura shtetërore 2013” është mbajtur sipas dinamikës së paraparë dhe se shumica nxënësve e kanë vlerësuar të suksesshëm, ndërsa apelon që afati i dytë i testit të mbahet sipas dinamikës së paraparë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)