KREK ndan 89 bursa për studentë
Prishtinë, 11 prill - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar projektin e KREK-ut lidhur me ndarjen e 89-të bursave për studentët dhe nxënësit në Kosovë.
KREK-u prej gjithsej 89-të bursave që ka ndarë 55 bursa do të jenë për studentët e Universitetit të Prishtinës, 16-të bursa të tjera do të ndahen për studentët Master në Universitete të ndryshme.
Të gjithë përfituesit duhet të kenë notën mesatare duhet të jetë mbi 9.0, dhe 18 bursa për nxënësit të cilët nuk kanë mundësi ti vijojnë mësimet në shkollimin e mesëm. Shuma mujore që shpërndahet nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës dhe donatorët është 62 Euro dhe do tu ipet për 6 muaj bursistëve fitues.
Presidenti i KREK-ut z.Avdullah Hasani ka theksuar se KREK-u duke parë gjendjen e rëndë ekonomike që po e rëndon shtetin e Kosovës, gjë që ndikon drejtpërdrejt në jetën rinore e studentore, pas konsultimeve me donatorë të rregullt të KREK-ut, dhe duke e parë të nevojshme dhe urgjente, duke u bazuar në rregulloren e brendshme për mbështetje dhe bursa nëpërmjet komitetit për Arsim dhe mbrojte të interesave të studiuesve të rinj; ka marrë vendim që të ndaj 89-të bursa për të rinjtë të cilët i plotësojnë kriteret e familjeve që nuk kanë mundësi ti shkollojnë fëmijët e tyre.
Të drejtën e bursës sipas Hasanit , mund të mund të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme që nuk kanë mundësi të vet-financojnë shkollimin e tyre.
Ndërsa Orhan Ejupi , Sekretar i KREK-ut tha se Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës këto bursa i ka siguruar në bashkërendim me donatorët e ndryshëm duke përfshirë këtu edhe ambasadat e huaja, si dhe korporatat e mëdha në Kosovë të cilëve u jemi shumë mirënjohës.
Me këtë bashkëpunim është ngritur bashkëpunimi i madh mes nesh, donatorëve të huaj si dhe sektorit privat në Kosovë. Ejupi tha se për studentët që do të aplikojnë, do të ju bëhet një ftesë e hapur ku ata mund të aplikojnë dhe të zgjedhën.
Për formën e zgjedhjes, komisioni i cili do të themelohet i KREK-ut do të bëjë vlerësimet.