26 Dhjetor 2024

KREK i kërkon politikës të shkapet njëherë e përgjithmonë nga UP

Prishtinë 25 shkurt - Duke parë situatën e krijuar rreth Universitetit të Prishtinës dhe duke njohur rëndësinë që ka për shoqërinë kosovare si institucioni më i madh i arsimit të lartë, Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK)  jep përkrahjen për reformat e nisura në të.

Me qëllim të integrimit evropian Universiteti i Prishtinës  duhet të jetë në hap me universitetet evropiane si për nga cilësia infrastrukturore ashtu edhe nga ajo akademike.

Për KREK-unë  është shqetësues niveli i deritashëm i diplomave dhe punëve akademike në UP.

"Prandaj, ne e përkrahim reformën për rritjen e cilësisë dhe shprehim habinë tonë për reagimet e disa grupeve të studentëve".

"Ne i kërkojmë politikës që të shkapet njëherë e përgjithmonë nga UP. Të rinjtë e një vendi janë e ardhmja e tij. Sa më e lartë cilësia e të diplomuarve në UP aq më e ndritur është e ardhmja e vendit tonë", thuhet në reagimin e KREK-ut.

Të rinjtë dhe studentët e  Kosovës  duhet që të kërkojnë të rritet cilësia dhe niveli i vlerësimit sikurse duhet të kërkojnë fuqishëm të zhduket korrupsioni në arsim, të rritet siguria në institucionet arsimore, të krijohet infrastrukturë e modernizuar,vende të reja pune, të ofrohen praktika në institucione të ndryshme për studentët, trajnime jashtë vendit e jo të kenë kërkesa që shkojnë në dëm të kualitetit dhe cilësisë në Universitetin e Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)