Krasniqi: UP-ja do ti mbijetojë edhe kësaj radhe
Prishtinë, 6 shkurt - Profesori i Universitetit të Prishtinës(UP), Milazim Krasniqi, ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës gjithmonë ka qenë halë në sy e antishqiptarëve.
"E kanë pasë quajtur fole e nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar. Kanë pasë marrë masa drastike kundër tij, duke i dëbuar mësimdhënësit e studentët edhe nga objektet. Por, ky universitet i ka mbijetuar sulmet e tyre, ndonëse jo pa pasoja. Do ti mbijetojë edhe kësaj radhe. Dhe do të mbetet lokomotiva e emancipimit dhe e zhvillimit të shtetit tonë. Edhe fryma dominuese e debatit në Kuvend po e konfirmon këtë gjë. Prandaj Surrojt e Kursantë, e kanë kot",a shkruar ai në facebook..