22 Dhjetor 2024

Krasniqi: arsimi i komuniteteve është i garantuar me Kushtetutë

Prishtinë, 5 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me komisarin e lartë për pakica kombëtare të OSBE-së, Ambasadorin Knut Vollebaek.

Me këtë rast, pasi u falënderua për pritjen që iu bë, Ambasadori Knut Vollebaek shfaqi interesim për disa çështje që kanë të bëjnë me pakicat, siç është arsimimi i tyre, kornizën ligjore për përdorimin e gjuhëve, pjesëmarrjen politike të pakicave në reformën zgjedhore, trashëgiminë kulturore, si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalën tij kryekuvendari Krasniqi theksoi se arsimi i komuniteteve është i garantuar me Kushtetutë, ndërsa tekstet shkollore janë nga shtetet amë.

Ndërkaq, sa i përket kornizës ligjore dhe përdorimit të gjuhëve të komuniteteve pakicë, legjislacioni është ndërtuar në mbështetje të Pakos së Ahtisarit për mbrojtjen e komuniteteve pakicë dhe përdorimin e gjuhëve në Kosovë.

Në Kosovë gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe, ndërsa në mjedise ku jeton komuniteti turk është në përdorim zyrtar edhe gjuha turke.

Pasi foli për përfaqësimin e komuniteteve në administratë, kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim edhe pjesëmarrjes politike të qytetarëve nga radhët e komuniteteve në reformën zgjedhore, nga të cilët ka përfaqësues në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Gjatë debatit publik, tha Krasniqi,do të marrin pjesë edhe komunitetet pakicë, ndërsa kur është fjala për ndryshimet kushtetuese kërkohet që për ato të votojnë dy të tretët e deputetëve nga radhët e komuniteteve.

Sa i përket bisedimeve me Serbinë, dr. Jakup Krasniqi tha:“Jemi për atë që të kaluarën ta lëmë prapa, duke u angazhuar drejt perspektivës në të mirën e dy popujve dhe të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.

Gjatë takimit u bë fjalë edhe për trashëgiminë kulturore. Ruajtjes së kësaj trashëgimie, tha kreu i legjislativit të vendit i kushtohet kujdes i duhur. Dihet edhe historikisht se trashëgimia e gjithmbarshme në Kosovë gjithnjë është ruajtur me kujdes të veçantë dhe asnjëherë nuk ka qenë problem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)