29 Dhjetor 2024

Kosumi dhe Haziri bisedojnë për zhvillimin e “Kadri Zekës”

Gjilan, 15 shkurt - Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi i shoqëruar nga Shpresë Qamili, Prorektore  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve janë pritur sot nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkëpunëtorët e tij, ku kanë biseduar për nevojat e zhvillimit të Universitetit, në veçanti për rolin e Komunës në ndërtimin e kampusit universitar dhe të gjitha programeve të tjera.

Nga ana e tij, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, pasi ka falënderuar kryetarin e komunës Lutfi Haziri për pritjen, ka thënë se në takim është biseduar si mund t’i shtyjnë përpara disa projekte të rëndësishme për universitetin dhe komunën.

“Ishte kënaqësi që të vazhdojmë bisedat me kryetarin Haziri për funksionimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, i cili është një mundësi e madhe që duhet ta përdorim dhe ta shfrytëzojmë për të mirën e shoqërisë sonë. Ne biseduam se si mund t’i shtyjmë përpara disa prej projekteve siç është kampusi, programet të cilat mund të jenë të aplikueshme fillimisht për tregun rajonal dhe me gjerë”, ka thënë rektori Kosumi.

Ai ka shtuar se në Gjilan dhe rrethinë, në zyrat e kryetarëve të Komunave kam hasur një kulturë akademike, një mirëkuptim për prosperitetin dhe zhvillimin e Universitetit, andaj besoj se kjo frymë akademike këtu është garancia më e madhe se Universiteti do të ecë përpara dhe ne do të nxjerrim njerëz prej të cilëve do të përfitojmë shumë, ka theksuar rektori  i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se është nderë i veçantë për komunën që sot e kemi për vizitë rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi.

“Është kënaqësi dhe nderë i veçantë për Komunën që sot e kemi për vizitë rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi. Biseduam lidhur me nevojat e zhvillimit të Universitetit, në veçanti për rolin e Komunës në ndërtimin e kampusit universitar dhe të gjitha programeve tjera që janë në interes të zhvillimit dhe mundësive për të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Gjilanit për të studiuar, niveli i studimeve dhe të gjitha kushtet që domosdoshmërisht duhet t’i organizojë edhe Komuna edhe Rektorati i Universitetit”, ka thënë pas takimit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri pas takimit që ka pasur me rektorin e UKZ-së Bajram Kosumi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)