22 Dhjetor 2024

Kosovë, identifikohen personat me intelegjencë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 1 mars - Në Kosovë identifikohen personat me intelegjencë të jashtëzakonshme bazuar në testin e standarizuar të intelegjencës të Britanise së Madhe. Kjo po mundësohet nga projekti ATOM, të cilin e realizon Qendra për Studime dhe Sherbime Psikologjike dhe Sociale.

Menaxheri i projektit Jusuf Thaci bëri të ditur për Top Channel rezultatet e para nga testet e inteligjencës nëpër të cilat kanë kaluarrreth 1000 nxënës të shkollave të mesme. 35 nxënës shqiptarë dhe një boshnjakë sipas tij  kanë arritur piket maksimalene test.

“Për fazën e pare kemi perdorur një test te standarizuar te intelegjences, kemi mbi 30 persona te cilet kane arritur që kane arritur piket standarde ne testin e intelegjences 145, qe eshte ekuivalente me testin e intelegjences. Keto rezultate jane shume te mira posacerisht kur kemi parasysh se ne kemi perdorur nje test me norma britanike dhe jane te krahasueshme me popullaten ne Britani”, tha Jusuf Thaci, menaxher i Projektit ATOM, Qendra për studime dhe sherbime psikologjike dhe sociale.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Arsim njëherësh anëtar i Bordit Këshillues Dukagjin Pupovci tha se kjo dëshmon se predispozitat e popullatës janë të njëjta në gjithë globin por varet nga shoqeria, se deri në cfarë mase mund të zhvillohen njerëzit.

“Pikërisht qëllimi i këtij projekti është që tu ofrohet këtyre të rinjve një mundësi që ata se kanë në vendin tonë. Duhet të hartohet një program i vecantë i punës me këta të rinj, mendoj se kjo do të jetë mjaft sfiduese në Kosovë por do të jenë sigurisht disa veprime që duhet t’i ndërmarrim në këto kushte tona, sa kam kuptuar unë, monitorimi individual nga ana e eksperteve te fushave te caktuara pastaj do te jete nje shkolle verore pertalente, por keto jane vetem hapat e pare sepse do te kete edhe shume angazhimete tjera ne menyre qe te kemi ndonje rezultat”, tha Dukagjin Pupovci, anëtar i Bordit Këshillues.

Aktualisht nuk bëhen publik emrat e më të mirëve sepse ata identifikohen me shifra. Por sipas Jusuf Thacit testi ka identifikuar se jo domosdoshmërisht personat me intelegjencë të jashtëzakonshme varen nga suksesi i tyre në shkollë apo nga niveli i edukimit të prindërve. 

“Nëse i shohim p.sh rezultatet e këtyre që kanë arritur pikët më të larta dhe i krahasojmë me të dhënat që kemi nga formularet e aplikimit atehere, shohim qe ata vijne nga familje me të ardhura mesatare ose nen mesatare, vijne nga prinder qe kane profesione te ndryshme duke filluar nga punetor krahu deri te ata me grada shkencore, nga vendet rurale po ashtu edhe urbane”, tha Jusuf Thaci, menaxher i projektit ATOM.

Vitin e ardhshëm ky projekt do të ketë fokus edhe nxënësit e shkollave fillore ndërsa parashikohet që i njëjti projekt të realizohet edhe në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)