29 Dhjetor 2024

Kosova pranohet në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve

Prishtinë, 18 dhjetor - Republika e Kosovës pranohet anëtare e Grupit Këshilldhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK)  me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), si pikë koordinuese në nivel shteti.

Ftesa për anëtarësim është rezultat i interesimit dhe inciativës së shprehur nga AKK përmes hartimit të raportit të ndërlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, raport që mundëson krahasimin e kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Republikën e Kosovës me kualifikimet e vendeve të BE-së.

Pranimi i Kosovës në KEK hapë rrugën që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)  me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KKK) përmes prezantimit të raportit të referencimit të KKK me KEK, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e fuqisë punëtore, në vendet e BE-së.

KEK është një Kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme Evropiane dhe shërben,  si një mjet  për t’i bërë kualifikimet  më të lexueshme dhe më të kuptueshme  nga vendet  dhe sistemet e ndryshme. 

KEK  është krijuar pas rekomandimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian  për të promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lëvizshmërinë e fuqisë punëtore ndërmjet shteteve të ndryshme të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)