Kosova pranohet në ENQA
Prishtinë, 25 shtator - Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka konfirmuar anëtarësimin Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) në këtë organizatë për një periudhë 5 vjeçare.
Ky vendim vjen pas takimit të fundit të Bordit të ENQA-s më 15 shtator2014. Konfirmimi i pranimit të anëtarësisë së plotë pason pas vizitës së panelit ndërkombëtarë në AKA dhe vlerësimit të tyre mbi punën e saj gjatë muajit janar 2014, thuhet në kumtesën e AKA.
ENQA është krijuar pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për të promovuar Procesin e Bolonjës.
Asociacioni kontribuon në zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë në vendet që janë nënshkruese të marrëveshjes së Bolonjës.