22 Dhjetor 2024

Kosova me dy universitete publike ilegale

Prishtinë, 29 korrik - Dy universitete publike të themeluara rishtas nga Qeveria, Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejës funksionojnë pa byzë legale.

Ministria e Arsimit i ka funksionalizuar të dyja pa përmbushur kërkesën ligjore që vendimi mbi themelimin e këtyre institucioneve të arsimit të lartë të marrë bekimin në Kuvend, shkruan sot e përditshmja Koha Ditore.

Neni 9 i Ligjit për arsimin e lartë saktësisht precizon që “bartësit publikë të arsimit të lartë mund të krijohen vetëm me vendimin e Ministrisë, i cili duhet të ratifikohet nga Kuvendi”.

Qeveria ka themeluar Universitetin e Prizrenit në tetor të 2009-s, ndërsa dy vjet më vonë Universitetin e Pejës.

Të dy janë funksionalë dhe në to vijojnë studimet studentët. Sivjet në të parin do të regjistrohen rreth një mijë studentë, e në të dytin rreth dy mijë.

Të dy këta bartës publikë kanë licencat e Ministrisë së Arsimit, të marra mbi bazën e akreditimit paraprak. Mungesa e ratifikimit të vendimeve në Kuvend nuk u ka dalë prag.

Në Agjencinë e Akreditimit kanë treguar se jo gjithçka është në rregull me bazën legale, mbi të cilën funksionojnë këto universiteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)