Kosova ka 52.159 studentë
Prishtinë, 29 dhjetor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Arsimit 2013/2014.
Ky publikim ofron të dhëna për arsimin parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin fillor special, të mesëm të ulët special dhe të mesëm të lartë special si dhe të dhëna për arsimin universitar.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i fëmijëve në çerdhe dhe arsimin parashkollor ishte 26,678, prej tyre 48.3% ishin femra, ndërsa 51.7% meshkuj.
Numri i nxënësve në arsimin fillor ishte 145,783, prej tyre 70,504 ose 48.4% ishin femra ndërsa 75,279 ose 51.6% ishin meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 7,870, prej tyre 4,681 ose 59.4% ishin femra ndërsa 3,189 ose 40.6% meshkuj.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët ishte 135,040, prej tyre 65,158 ose 48.3% ishin femra, ndërsa 69,882 ose 51.7% meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 9,981, prej tyre 4,217 ose 42.2% ishin femra, ndërsa 5,764 ose 57.8% meshkuj. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët privat ishte 2,095, prej tyre 964 nxënës ishin në arsimin fillor, ndërsa 1,131 në arsimin e mesëm të ulët. Numri i mësimdhënësve ishte 344.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë publik në vitin shkollor ishte 100,437, prej tyre 46,796 ose 46.6% ishin femra ndërsa 53,641 ose 53.4% meshkuj. Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë publik ishte 6,023, prej tyre 2,330 ose 38.7% ishin femra ndërsa 3,693 ose 61.3% meshkuj. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë privat ishte 2.601, prej tyre 41.1% ishin femra ndërsa 58.9% meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 351, prej tyre 46.7% ishin femra, ndërsa 53.3% meshkuj.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët special ishte 635, pre tyre 40.8% ishin femra, ndërsa 59.2% meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 131.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë special ishte 147, prej tyre 40.1% ishin femra, ndërsa 59.1% meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 40.
Numri i studentëve në arsimin universitar ishte 52.159, prej tyre 27.939 ose 53.6% ishin femra, ndërsa 24.220 ose 46.4% meshkuj. Numri i mësimdhënësve në arsimin universitar ishte 1.314, prej tyre 431 ose 32.8% ishin femra, ndërsa 883 ose 67.2% meshkuj.