Kosova hapë dyert për studentët e Luginës
Prishtinë, 3 korrik - Kosova edhe sivjet do të hapë dyert për kandidatët nga trojet shqiptare që duan të studiojnë në universitetet publike.
Madje, numri i tyre pritet të jetë më i lartë sesa gjatë viteve të kaluara. Mbi 500 studentë nga Lugina e Preshevës do të pranojë vetëm Universiteti Kadri Zeka në Gjilan.