15 Nëntor 2024

Kosova fiton çmim nga Europa Nostra për Eposin e Kreshnikëve

Tiranë, 21 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, po merr pjesë në aktivitetin shkencor promovues me rastin e dhënies së çmimit special \"Europa Nostra\" 2016 për projektin shkencor “Eposi shqiptar drejt programeve të UNESCO-s”.

Këtë projekt e ka financuar MAShT dhe rëndësia e tij është shumë e madhe për njohjen e traditës së kërkimit epik dhe për promovimin e vlerave që ka eposi shqiptar për trashegiminë kulturore jomateriale.

Me këtë rast, ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se çmimi special \"Evropa Nostra\"  ka rëndësi të vëçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane.

Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)