15 Nëntor 2024

Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvojat për bashkëpunim në arsim

Prishtinë, 20 qershor - Ministri  i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur sot nga ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, ku të dy ministrat kanë prezantuar politikat dhe programet e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ministrat Bajrami dhe Nikolla gjatë takimit vlerësun procesin e njohjes  së diplomave dhe gradave të fituara në institucionet e arsimit të lartë të vendeve përkatëse.

\"Si rezultat i takimeve tona të përbashkëta ne kemi filluar me procesin e njohjes së diplomave të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë. Një praktikë shumë e nevojshme për të mundësuar moblitetin e studentëve. Ky proces do të zhvillohet në bazë të tri kritereve, kriterit të mirëbesimit, kritereve profesionale dhe kritereve të rrjetit NARIC\", ka thënë ministri Bajrami.

Duke folur për punën e Komisionit për Arsim në finalizimin e Ligjit për Profesionet e Rregulluara, ministri Bajrami ka theksuar se, vendosja  e standardeve sa  i përket testit të profesioneve të rregulluara do të bëhet duke respektuar në tërësi autonominë e universiteteve.

\"Ne do të respektojmë në plotni autonominë e universiteteve, por është krejtësishtë legjitime që Qeveria të kontrolloj shkathtësitë dhe kompetencat që dalin nga universitetet, para se ata të plasohen në tregun e punës\", theksoi ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri Bajrami, theks të veçantë i ka kushtuar edhe punës së përbashkët kërkimore shkencore, në mënyrë që studentët nga universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës, të përfitojnë sa më shumë fonde evropiane përmes projekteve hulumtuese, duke zhvilluar kapacitetet e përbashkëta profesionale për hartimin e projekteve dhe arritjen e rezultateve të suksessshme  në aplikimin e tyre në këto fonde.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)