24 Dhjetor 2024

Kosova e Shqipëria me Kurrikulë të unifikuar të Arsimit Parauniversitar

Tiranë, 3 qershor - Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Ramë Buja dhe znj. Lindita Nikolla,  nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshje Bashkëpunimi për unifikimin e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Buja e cilësoi këtë marrëveshje si historike dhe kuptimplote për kombin shqiptar dhe falenderoi grupin e ekspertëve të të dyja vendeve, të cilët me punën e tyre të palodhshme mundësuan që të dy shtetet të jenë bashkë në dije. Ministri Buja, po ashtu, falenderoi edhe kryeministrat Thaçi dhe Rama, të cilët e mbështetën këtë proces të rëndësishëm.

“Me këtë marrëveshje historike, ne po bëjmë hapin më serioz në fushën kombëtare të dijes. Kosova dhe Shqipëria tanimë janë bashkë në dije”, tha ministri Buja, ndërsa theksoi se Kosova po ashtu po bën një hap tjetër të rëndësishëm, pra, po përgatitet që të aplikojë për aderim në Bolonjë.  

Ndërsa, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po fillon një epokë e re për arsimin shqiptarë. “Kurrikula e re mundëson mobilitet. Nxënësi i Kosovës, kudo që të jetë ai, mund të vijojë të jetë nxënës i shkollës në Shqipëri dhe anasjelltas, por edhe në BE, pasi që kurrikula që ne e unifikuam, është kurrikula zyrtare e vendeve të BE-së”, thekoi ajo.

Kryeministrit i Shqipërisë, z. Edi Rama, në fjalën e tij ka vlerësuar se kjo marrëveshje shënon vendosjen e gurit të themelit për arsimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë. “Punën që do të bëhet për arsimin, duhet ta shfrytëzojmë për të bashkuar forcat dhe eksperiencat drejt europianizimit të arsimit. Hapat drejt një unifikimi të sistemit arsimor nuk janë një lëvizje drejt bashkimit mekanik, por një ecje e përbashkët drejt asaj çka duam të kemi nesër për gjeneratën tjetër të shqiptarëve”,  është shprehur ai.

Me këtë marrëveshje, Kosova dhe Shqipëria, bënë hapat konkret drejt integrimit të sistemeve arsimore të të dyja vendeve dhe krijimin e parakushteve që nxënësit në të ardhmen, pas hartimit të teksteve shkollore të mësojnë me tekste dhe përmbajtje të njëjta mësimore, siç  po ndodhë edhe me Abetaren e Përbashkët.

Në Kosovë ka filluar pilotimi i Kornizës së Kurrikulës së Re dhe Kurrikulës Bërthamë gjatë vitit shkollor 2013-2014 në 10 shkolla pilote, ndërsa  sivjet do të ketë edhe 114 shkolla tjera pilotuese .

Në Shqipëri, ky proces pritet të fillojë nga viti i ri shkollor 2014-2015 .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)