23 Dhjetor 2024

Kosova e përkushtuar të përkrahë reformën e arsimit të lartë

Torino, 7 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, po merr pjesë në konferencën “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Aftësim”, që po mbahet në Torino të Italisë.

Në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve të konferencës, Ministri Buja tha se ne jemi të përkushtuar dhe kemi treguar gatishmëri të plotë të bëhemi pjesë aktive e përpjekjeve për të përkrahur reformën e arsimit të lartë në vend, e cila mbështetet në kuadër të Platformës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përkrahur fuqishëm reformën e arsimit të lartë në vend duke mundësuar një ambient të barabartë dhe prosperues për pjesëmarrje në studime, kërkim, inovacion dhe zhvillim akademik.\"

\"Zhvillimi i kapitalit njerëzor si bazë themelore e mbështetjes ekonomike është pikërisht në arsimin e lartë dhe për këtë qëllim jemi të përkushtuar të përkrahim maksimalisht përpjekjet tona të përbashkëta në këtë rrugë të përbashkët”, ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja më tej ka shtuar se si qëllim strategjik të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit social në vend që kemi vendosur para vetes, duke pasur para vetes një popullatë të re, ne jemi duke e konsoliduar sektorin e arsimit të lartë, duke hapur mundësi të pjesëmarrjes sa më shumë të të rinjve dhe posaçërisht për rritjen e pjesëmarrjes së femrave në arsimin e lartë.

Në këtë drejtim Qeveria e Republikës së Kosovës – përmes Ministrisë së Arsimit po mbështet themelimin e universiteteve të reja publike në vend.
 
“Ne e vlerësojmë këtë nismë si një kornizë të mirë për të përpkrahur përpjekjet tona në konsolidimin e sistemit të arsimit të lartë, në frymën e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, të cilën Republika e Kosovës e ka integruar komplet në implementim”, ka thënë më pas ministri Buja.

Ai ka shtuar se ka i ka vlerësuar lartë konkluzionet që kanë dalur nga punëtoria nacionale në Konferencën e Dubrovnikut vitin që shkoi dhe ato janë një guidë e mirë, në të cilën ne duhet të punojmë më seriozitet edhe më tutje.

Ministri Buja shtoi se Qeveria e Kosovës është e fokusuar që të kemi institucione të arsimit të lartë, të cilat janë vend i dijes dhe inovacionit, ndërkaq shtoi se si qëllim i reformës sonë të arsimit të lartë është që t’i shërbejë zhvillimit ekonomik dhe social.

Në këtë kontest ai përmendi, promovimin e dialogut, themelimin e partneriteteve dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në vend, biznesit dhe industrisë në artikulimin dhe adresimin e nevojave të tregut të punës për zhvillimin e kapitalit njerëzor nëpërmjet arsimit të lartë, si dhe në bashkëpunim në Kornizën e inovacionit dhe kërkimit me qëllim të stimulimit të zhvillimit të praktikave dhe produkteve të reja në biznes dhe ekonomi.

Në fund të fjalimit, ministri Buja tha se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson lartë edhe rekomandimet e grupit në punëtorinë nacionale lidhur me rëndësinë e përpjekjeve që duhet të kemi në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit.

“Në frymën e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë për një arsim përtej kufijve, ne jemi të interesuar dhe zotuar që të punojmë edhe në përkrahjen transferit dhe shkëmbimit të praktikave akademike dhe kërkimore me vendet tjera të rajonit dhe Evropës përmes programeve të mobilitetit dhe shkëmbimit akademik, programeve të përbashkëta studimore, projekteve të përbashkëta këkrimore, etj.\"

\"Republika e Kosovës, si edhe vendet tjera të rajonit, është duke aspiruar për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe me synim për të marrë pjesë edhe në tregun evropian të punës, dhe me këtë rast zhvillimi i vlerave të përbashkëta të punës, sociale dhe kulturore është tejet i rëndësishëm për t’u përfshirë në sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë ministri Buja. 

Gjatë ditës së sotme, ministri Buja është takuar edhe Jan Truszczyński, drejtor i përgjithshëm për Arsim dhe Kulturë në Itali, ndërkaq ai pritet të ketë takime edhe me homologë të ndryshëm nga vendet evropiane, të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)