22 Dhjetor 2024

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal në fushën e e-Qeverisjes

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, z.Boyko Borisov, po merr pjesë në konferencën rajonale ministrore me temë \"Programi digjital për Evropën -  sfidë apo realitet\", që po mbahet në Sofje.

Ministri Buja në fjalën e tij tha se \"Qeveria e Republikës së Kosovësduke identifikuar rëndësinë e madhe që ka aplikimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në përmirësimin e jetës së qytetarëve në vazhdimësi është duke bërë përpjekje të përmirësojë kushtet e aplikimit të kësaj teknologjie në të gjitha sferat\".

\"Me krijimin e një Kosove elektronike (e-Kosova) do të jemi pjesë e denjë e një Evrope elektronike (e-Evropa). Qeverisja elektronike do ta modernizojë administratën dhe do të krijojë një menaxhim efikas dhe me përgjegjësi në të gjitha nivelet e administratës.\"

\"Deri në vitin 2015, institucionet e Republikës së Kosovës synojnë të vendosin shërbime elektronike siç janë e-Portali shtetëror, regjistrat e ndryshëm elektronik, e-Administratë, e-Kadastri, e-Statistika, e-Punësimi, e-Prokurimi, e-ID, e-Tatimi, e-Tregtia, e-Dogana, e- Shkolla, e-Biznesi, e-Arkiva, e-Dosjet, e- Bujqësia, e-Transaksionet, e-Biblioteka, etj. Në aspektin e infrastrukturës ligjore, tashmë është arritur një infrastrukturë e kënaqshme ligjore, por që jemi në vazhdën e avancimeve me qëllim të përshtatjes së tyre me legjislacionin e BE-së në fushën e e-Qeverisjes dhe TI-së\", ka thënë ministri Buja.

Ministri ka përmendur edhe projektet e realizuara, duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar në integrimin e TIK-ut në fushën e Arsimit.

\"Një numër i konsiderueshëm i projekteve janë implementuar falë ndihmës së organizatave donatore, siç janë: Komisioni Evropian, Qeveria amerikane, zvicerane, austriake dhe gjermane\", ka thënë më pas ministri Buja, derisa ka falënderuar të gjithë donatorët për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

\"Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim rajonal në fushën e e-Qeverisjes\", ka thënë në fund ministri Buja.

Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Teknologjisë i Bullgarisë, Ivaylo Moskovski, tha se rëndësia e kësaj konference është e madhe, meqë po prezantohen të arriturat në fushën e teknologjisv në Evropë dhe përfshirjen e shteteve të rajonit në këtë agjendë.

Ndvrkaq, zëvendëspresindetja e Komisionit Evropian, Neeiel Kroes, e vlerësoi zhvillimin teknologjik si agjendwn më të rëndësishme evropiane nw informatikw. Me këtë, sic tha znj.Kros, vërehet një zhvillim i hovshwm i mediave elektronike - digjitale edhe në sferën e edukimit.

\"Digjitalizimi i shkollave është i një rëndësie të vecantë, por duhet pasur kujdes se si dhe në cfarë mënyre e përdorin të rinjtë internetin\", ka thënë ajo.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, ministra të arsimit dhe të teknologjisë informative nga shumë shtete evropiane, si dhe nga Ballkani, si dhe përfaqësues nga kompanitë më të mëdha evropiane që merren me digjitalizimin e sistemit arsimor.

Ndryshe, qëllimi i konferencës është të promovojë shkëmbimin e vizionit politik dhe të prezantojë praktikat më të mira në realizimn e qëllimeve të programit digjital për Evropën në nivel rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)