15 Nëntor 2024

Kosova e Maqedonia bisedojnë për këmbimin e ekspertëve arsimorë

Prishtinë, 27 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami është pritur sot  nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ministri Bajrami me këtë rast ka uruar kryetarin Xhaferi për detyrën e re, njëherësh shprehu bindjen se me lidershipin e tij si kryeparalmentar i parë shqiptarë në Maqedoni do të avancohet pozita e shqiptarëve në vend.

Ministri  Bajrami, gjithashtu tha se është më se i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit reciprok ndërmjet institucioneve  të larta të Kosovës dhe Maqedonisë për mirëqenien e qytetarëve  të të dyja vendeve.

Ndër të tjera u bisedua edhe për sfidat që e presin kryetarin e ri, me ç`rast ministri Bajrami u shpreh i gatshëm të ofroi mbështetje, bazuar edhe në përvojën dhe kompetencat profesionale që posedon.

Ministri Bajrami, foli edhe për bashkëpunimin aktual ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Maqedonisë, njëherësh theksoi se sektori i arsimit si prioritet kombëtar është një ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit, me theks te veçantë në këmbimin e ekspertëve arsimor dhe mobilitet.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)