29 Dhjetor 2024

Kosova e Gjermania thellojnë bashkëpunimin në riintegrim, arsim dhe punësim

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Angelika Viets,  mbajtën konferencë për media, në të cilën u fol për  riintegrimin, punësimin, arsimin dhe  aftësimin e të rinjve, si dhe mundësitë e migrimit legal për punësim.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, çështja e punësimit dhe migrimit është një sfidë, me të cilën Kosova  po ballafaqohet dhe që në bashkëpunim me partnerët është e angazhuar që ta tejkalojë, ndërkohë që Ministria e Arsimit, është e angazhuar që përmes arsimit cilësor profesional të aftësojë të rinjtë për tregun e punës.

“Jemi të vendosur që përmes arsimit cilësor profesional të sigurojmë punësim , arsim profesional të ndërlidhur me nevojat e tregut të punës  dhe të aplikojmë një arsim dual, sipas modelit gjerman të arsimit profesional”, tha ministri Bajrami.

Ne, theksoi ministri, tashmë kemi vendosur një partneritet të shkëlqyeshëm me Odat Ekonomike, me shoqatat zejtare në Gjermani dhe dëshirojmë që modeli gjerman i arsimit profesional të konvertohet në realitetin kosovar, në realitetin e një ekonomie në ndërtim dhe ende të pazhvilluar.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi nevojën e profilizimit të arsimit profesional por, edhe të arsimit të lartë, me qëllim që të krijohen mundësi punësimi.  

“Jemi të sigurt se do punësojmë mijëra të rinj, nëqoftëse kemi një profilizim të mirë të arsimit të mesëm profesional, por edhe profilizim të arsimit të lartë, sepse  ekonomia jonë ka nevojë për  specialistë në fusha të ndryshme”, tha ministri bajrami, ndërsa theksoi se Ministria e Arsimit, ka për detyrë që të ndërtojë standarde të arsimit profesional, që të diplomuarit  të kenë kualifikime adekuate dhe  që përmes migrimit legal të lëvizin në tregun evropian të punës.

Ndërkaq, ambasadorja  Angelika Viets, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve do të vazhdojë sidomos në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional të të rinjve të Kosovës.  

“Vitin e ardhshëm ne do të kemi ide të qarta për të përgatitur programin, i cili do të përmbyllë trajnimin për aftësim profesional. Ky program do të jetë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë Gjermane”, tha ambasadorja, ndërsa theksoi se mbështetja gjermane vitin e ardhshëm mund të bëhet edhe më objektive, më e orientuar dhe më e fuqishme.

Konferenca u mbajt në kuadër të tryezës “ Punësimi dhe Migrimi” , ku ishte hapur dhe panairi “ Krijojmë lidhje për Kosovën” .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)