24 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria me kurrikulë të unifikuar të sistemit parauniversitar

Prishtinë, 30 maj - Më 3 qershor do të nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për unifikimin e kurrikulave të sistemit parauniversitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kjo marrëveshje vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve profesionale, që janë formuar nga dy Ministritë e Arsimit.

Kosova dhe Shqipëria do të kenë një kurrikulë të përbashkët të sistemit të arsimit parauniversitar. Kjo kurrikulë do t’i paraprijë edhe hartimit të teksteve të përbashkëta. Shefi i kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se marrëveshja për unifikimin e kurrikulës, që do të nënshkruhet më 3 qershor në zyrën e kryeministrit Edi Rama në Tiranë, vjen si rezultat i punës së grupeve të ekspertëve.
 
“Kjo është si rezultat i punës së vazhdueshme të minstrit Buja për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Një punë që e kanë bërë grupet profesionale të cilat janë themeluar ng atë dy ministrat. Tashmë është një lajm i mirë për mbarë arsimin, për mbarë shqiptarët se tashmë nxënësit e arsimit parauniversitar do të mësojnë me sistemin e unifikuar të arsimit Kosovë-Shqipëri.”
 
Morina bëri të ditur se tashmë Ministria e Arsimit e Shqipërisë i ka bërë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin e tyre për arsimin parauniversitar, të cilat pritet të aprovohen.

“Grupet profesionale, ekspertë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë përafrimin në mënyrën më profesionale të mundshme. Ekspertët do të japin fjalën e fundit dokumenteve që duhen aprovuar. Me rëndësi është që marrëveshja po nënshkruhet, pastaj mund të rrjedhin edhe dokumente të vogla që e saktësojnë më në detaje këtë çështje.”
 
Megjithatë, ende nuk është saktësuar se kur do të fillojë zbatimi i kurrikulës së përbashkët. Ndërkohë, ekspertët dhe mësimdhënësit nga Kosova do të ndihmojnë Shqipërinë në fazën e pilotimit të kësaj kurrikule. Në Kosovë nga 1 shtatori i këtij viti kurrikula do të pilotohet edhe në 114 shkolla, ndërsa deri tani është pilotuar në 10 shkolla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)