Kosova dhe Shqipëria bëjnë shkëmbimin e nxënësve
Prishtinë, 27 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) organizojnë Programin e shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tëndë”.
Ky shkëmbim do të behët me qëllim integrimin e tyre në sistemin arsimor, qytetarisë dhe kulturës së vendit pritës, socializimit me komunitetin, të fituarit e një përvoje unike që lë gjurmë në të ardhmen dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe rinisë.
Në ceremoni të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të ministrive të Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë.