Kosova dhe Maqedonia bisedojnë për marrëveshjet në arsim
Prishtinë, 23 shtator - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa, dhe zëvendësministri i Arsimit të Maqedonisë, Safet Neziri, gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Shkup kanë diskutuar rreth mundësive të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Zëvendësministri Mustafa me këtë rast ka theksuar rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave universitare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore në sektorin e arsimit.