23 Dhjetor 2024

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë bashkëpunimin në arsim

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe homologu i tij kroat, Zheljko Jovanoviç kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ministrai Buja ka pritur sot në një takim ministrin kroat të Arsimit,  Jovanoviq, me bashkëpunëtorë, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale, synimet për të ardhmen dhe mundësitë e bashkëpunimit reciprok në fushën e arsimit

Të dy ministrat thanë se kjo marrëveshje do të fuqizojnë marrëdhëniet në mes dy vendeve në sferën e edukimit.

Ministri Buja e informoi homologun  tij për procesin e reformave në arsim, hartimin e dokumenteve strategjike zhvillimore  dhe prioritetet që MAShT ka për synim të realizojë,  duke cekur kështu si prioritet kryesor  rritjen e cilësisë në arsim dhe integrimin në hapësirat  evropiane të arsimit.

“Ne do të përpiqemi që të shfrytëzojmë përvojat tuaja më të mira me qëllim që të ecim sa më të sigurt  në rrugën drejt integrimeve evropiane”, tha ministri Buja, i cili ka falënderuar shtetin kroat për gatishmërinë që ta mbështesë Kosovën në fushën e arsimit.

Buja tha se ka insistuar te ministri kroat që të rritet numri i studentëve të cilët studiojnë në Kroaci dhe këta studentë të trajtohen si studentët kroat, e jo si ardhacak.

“Edhe pse aktualisht ne kemi 78 doktorantë në universitetet kroate, ne insistuam që ky numër të shtohet akoma më shumë dhe bëmë edhe një kërkesë plus që po ashtu u prit me dashamirësi që studentët tanë në Kroaci mundësisht të trajtohen si studentët kroat, jo si studentët ardhacakë apo të shtetit tjetër”, ka thënë Buja.

Nga ana tjetër, ministri kroat Jovanoviq u shpreh se Kroacia është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në të gjitha segmentet e arsimit dhe shprehu dëshirën që në Universitetin Publik të Kosovës  dhe atë të Zagrebit të themelohet Katedra në gjuhën kroate (në Kosovë ) dhe në gjuhën shqipe (në Kroaci).

Ministri Jovanoviq tha se Kroacia tashmë është pjesë e Strategjisë së arsimit të Bashkimit Evropian 2020, është integruar në Sistemin e Bolonjës dhe se me përvojën e saj do të ndihmojë Kosovën  që të arrijë këtë.

Ministri Buja, nga ana e tij, ka falënderuar homologun kroat për gatishmërinë për bashkëpunim, ndërsa kërkoi që edhe në Kroaci të zhvillohet Mësimi Plotësues për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Kroaci ashtu siç ndodh edhe në disa vende të Evropës, si dhe studentët kosovarë në universitetet kroate të kenë tretman të mirë.

Ministrat Buja dhe Jovanoviq theksuan se kjo marrëveshje fuqizon marrëdhëniet bilaterale në këtë sferë të jetës dhe se do të zbatohet në tërësi.

 “Me këtë dokument po thellohen edhe më shumë marrëdhëniet reciproke në të mirë të shkollimit të të rinjve. Ne kemi  dëshirë të kemi raporte të mira me këtë pjesë  të Evropës dhe do të jemi krah Kosovës  drejt integrimeve evropiane  në fushën e arsimit aq më shumë kur këtu jetojnë  një numër i konsiderueshëm pjesëtarë të komunitetit kroat dhe gëzojnë të drejtat e barabarta për shkollim”, ka thënë ministri Jovanoviq.

Ministri Jovanoviq gjithashtu tha se Kroacia ofron 2 bursa për studentë që dëshirojnë të shkollohen në universitetet publike të këtij vendi, ndërkaq, sipas tij, nxënësit shqiptarë që jetojnë në këtë vend mësojnë në 10 shkolla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)