23 Dhjetor 2024

Kosova dhe Çekia, bashkëpunim në fushën e arsimit

Pragë, 1 maj - Një delegacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës i kryesuar nga zëvendësministri Nehat Mustafa dhe zëvendësministri për komunitetet Usmen Baldzi qëndroi në Pragë të Republikës së Çekisë, me qëllim të një bashkëpunimi bilateral në fushën e arsimit.

Delegacioni zhvilloi  një takim me zëvendësministrin Çek të arsimit Jindrich Fryc, i cili njoftoj në detaje delegacionin me sistemin e arsimit atje. Gjithashtu, edhe zëvendësministri Mustafa paraqiti një pasqyrim të zhvillimit të sistemit arsimor në Kosovë.

Në takim u diskutuan politikat në arsimin e lartë, reformat dhe rezultatet në fushën e arsimit dhe afësimit profesional, mënyrat e bashkëpunimit të shkollës me ndërmarrjet, trajnimet e nxënësve si dhe trajnimet dhe licencimi i mësimdhënësve. 

Gjatë këtij takimi (i pari i zhvilluar në mes të ministrive të arsimit të dy shteteve), të dy palët konfirmuan gatishmërinë dhe vullnetin që të fillojnë bashkëpunimin bilateral me anë të nënshkrimit të dokumenteve sistematike.

Zëvendësministrat Mustafa dhe Baldzi takuan në ambasadën e Republikës së Kosovës edhe një grup të studentëve nga Kosova që studiojnë në Pragë.

Delegacioni i MAShT-it vizitoi edhe seksionin e gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Karlit në Pragë, ku takuan ligjëruesit Premysl Vins dhe Orkida Borshi, të cilët njoftuan zëvendësministrat Mustafa dhe Baldzi për organizimin, ligjëratat, studentët dhe planet për të mbajtur funksional seksionin e gjuhës shqipe në kuadër të katedrës së Ballkanistikës.

Zëvendësministri Mustafa premtoi përkushtim se kjo vizitë do të sjellë suksese dhe se MAShT do të angazhohet konkretisht në mbështetjen e këtij projekti, të nismëtarëve dhe studentëve të tij.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)