15 Nëntor 2024

Kosova anëtare e Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji

Prishtinë, 3 maj - Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ka marrë vendim për përfshirjen e Kosovës në këtë program të rëndësishëm evropian, si një vend i afërt i COST-it.

Ky lajm i mirë për hulumtuesit kosovarë i është komunikuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, nga presidenti i Asociacionit të COST, Sierd Cloetingh përmes një letre, ku e ka uruar ministrin Bytyqi dhe hulumtuesit në Kosovë, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë të angazhohen në veprimet e COST-it.

“Si një vend i afërt i COST, hulumtuesit nga Kosova kanë të drejtë të rimbursohen për pjesëmarrjen e tyre në veprimet e COST-it, sipas rregullave ekzistuese të COST-it”, është thënë në letrën e presidentit të Asociacionit, Sierd Cloetingh, i cili, ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të mirëpritur së shpejti hulumtuesit kosovarë në Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji.

Ministri Bytyqi ka falënderuar Konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, si dhe shtetin austriak për kontributin e dhënë gjatë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në COST.

Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme dhe është një mundësi e mirë për përfitimin e fondeve për hulumtime të ndryshme shkencore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)