27 Dhjetor 2024

Konstituohet Senati i ri i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

Gjilan, 22 qershor - Është mbajtur mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku është bërë verifikimi i mandateve të senatorëve dhe me këtë rast nga anëtarët e rinj të senatit  është nënshkruar edhe deklarata etike.

 Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe  propozimi i Këshillit të Fakultetit Ekonomik të cilët kanë votuar Gëzim Tosuni për Dekan të këtij Fakulteti.

Gjatë mbledhjes konstituive të Senatit të UKZ-së,  pas votimit të fshehtë janë zgjedhur edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, nga personeli akademik. Anëtarë të Këshillit Drejtues janë zgjedhur: Sadik Haxhiu, Shpresë Qamili, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti.

Sipas KQZ-së në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, procesi i zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe ka kaluar pa asnjë problem.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)