22 Dhjetor 2024

Konstituohet Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional

Prishtinë, 12 korrik - Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional është konstituuar sot në mbledhjen e parë, me një përbërje të re.

Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit, ka përshëndetur formimin e Këshillit dhe ka thënë se funksionalizimi i këtij këshilli është më se i domosdoshëm, ngase ky këshill do të rishikojë çështjet e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional.

Këshilli që përbëhet nga 15 anëtarë të profileve të ndryshme ka zgjedhur edhe organet e veta, si dhe ka themeluar grupin punues për rishikimin dhe plotësimin e rregullores së KAAP dhe grupin për hartimin e planit të punës.

Kryetar i këtij këshilli është zgjedhur Ragip Gjoshi, ndërsa nënkryetar Besim Mustafa nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndryshe, KAAP do të rishikojë çështjet e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional, do të japë këshilla, propozime dhe rekomandime MAShT-it, përfshirë propozimet për ligjet dhe dokumentet tjera zyrtare lidhur me arsimin profesional.

Gjithashtu, do të sigurojë një forum gjithëpërfshirës për harmonizimin e politikave dhe qasjeve përgjatë tërë sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, nëpërmjet angazhimit të partnerëve shoqërorë dhe bartësve tjerë me interes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)