Konstituohet Keshilli Drejtues i Universitetin \"Kadri Zeka\"
Gjilan, 30 gusht - Është mbajtur mbledhja Konstituive e Këshillit Drejtues të Universiteti të Gjilanitt Kadri Zeka.
Në mbledhje ishin prezent të gjithë anëtarët: Fejzullah Krasniqi, Arben Dërmaku, Fitore Malaj, Shpresë Qamili, Sadik Haxhiu, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Bekim Samadraxha në cilësinë e vëzhguesit nga ana e Ministrisë. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Përkohshëm, gjegjësisht anëtari më i vjetër i Këshillit, akademik Fejzullah Krasniqi.
Të gjithë anëtarët u zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.
Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesuesi i Këshillit të Universitetit të Gjilanit Kadri Zeka, Akademik Fejzullah Krasniqi, Zëvendës kryesuese Fitore Malaj dhe Sekretar i Këshillit u zgjodh prof. Sadik Haxhiu.
Këshilli Drejtues mori vendim që në javën e parë të shtatorit, të shpall konkursin për zgjedhjen e rektorit.