Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial në Universitetin e Prizrenit
Prizren, 20 dhjetor - Universiteti i Prizrenit 'Ukshin Hoti' ka njoftuar se në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) roli i të cilit është në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët e jashtme të interesit.
Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave të mira dhe rekomandimeve me dobi reciproke (këshillime, trajnime, studime të përbashkëta, mundësi punësimi, ekspertiza, praktika profesionale etj.).
Anëtarë të bordit janë komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile. Pas procesit zgjedhor të fshehtë, Endra Luzha (ABI), u zgjodh kryetare e BKI ndërsa Besim Loshaj (Agroproduct), zëvendëskryetar.