Konkursi për studimet master në UP hapet më 24 tetor
Prishtinë, 21 tetor - Rektorati i Universitetit të Prishtinës, vendosi sot që konkursi për studimet master do të jetë i hapur që nga dita e hënë më 24 tetor.
Rektori i Universitetit, Mujë Rugova, njoftoi se në këtë konkurs mund të konkurrojnë edhe studentët e kolegjeve universitare private, por që do tu nënshtrohen pesë provimeve shtesë.
Për vitin akademik 2011-2012, do të pranohen rreth 2 mijë e 500 studentë.
Çmimi për këto studime është 250 euro, ndërsa ligjëratat do të fillojnë gjatë muajit nëntor.