26 Dhjetor 2024

Konfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit Gjermani-Kosovë në arsim

Prishtinë, 27 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Muller, i cili po qëndron në Kosovë bashkë me një delegacion të përfaqësuesve të ekonomisë gjermane, kanë qëndruar sot për vizitë në shkollën profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Ata kanë vizituar  punëtoritë e profesionit të automekanikës në këtë shkollë.

Ministri Bajrami falënderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën që ka dhënë në vzhdimësi për sektorin e arsimit, sidomos në arsimin profesional. Ai theksoi se orjentimi ynë në këtë segment të arsimit është modeli gjerman, i cili siguron njerëz kompetent që mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

“Në kuadër të reformave që po bëjmë në arsim, arsimi profesional është prioritet, sepse përmes këtij segmenti të arsimit sigurojmë punësim. Pra, edhe zbusim papunësinë, por edhe krijojmë njerëz të aftë në profesione dhe zanate të caktuara, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri Bajrami.

Ndërsa, ministri Muller tha se Gjermania dhe Kosova janë vende mike dhe do të angazhohen së bashku për një të ardhme më të mirë të të rinjve të vendit tonë. Ai tha se po fillon një bashkëpunim i ri, nga i cili do të përfitojnë rreth 50 mijë të rinj në 5 vitet e ardhshme, ndërsa theksoi se do të përpiqen që në të ardhmen numri i përfituesve të jetë 100 mijë.

Pas vizitës në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, ministrat Bajrami dhe Muller kanë marrë pjesë në Konferencën ekonomike me temën “Impulse për investime dhe punësim në Kosovë”.

Në këtë Konferencë, ministri Bajrami (i cili ishte edhe nikoqir), përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë që do të vazhdojë mbështetja gjermane sa i përket sektorit të arsimit, sidomos ngritjes së kapaciteteve në arsimin profesional.

Ministri Bajrami tha se arsimi profesional është është një mundësi e pashfrytëzuar në sistemin arsimor të Kosovës dhe theksoi se të rinjtë tanimë duhet të orientohen drejt shkathtësive të profesionit, sepse kjo është edhe mundësi e shpejtë për t’u kyqur në tregun e punës.

Ministri Muller, ndërkaq, foli për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha fushat e jetës në 15 vitet e fundit dhe për orientimin e ri strategjik. Ai përmendi investimet që janë bërë dhe tha se do të vazhdohet me investime të reja në shumë sektorë, pra edhe në sektorin e arsimit.

Duke theksuar rëndësinë që ka arsimi profesional në zhvillimin e vendeve, ministri Muller përmendi nevojën për të pasur njerëz kompetent për profesione të ndryshme.

Në konferencë morën pjesë edhe ministrat Hikmete Bajrami dhe Blerand Stavileci, të cilët diskutuan në panel për mundësitë e investimeve në sektorë të ndryshëm dhe mundësitë e punësimit për të rinjë.

Qeveria Gjermane ka ndarë një fond në vlerë prej 3 milion euro, me të cilin do të ndihmohei arsimi profesional në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)