23 Dhjetor 2024

Komuniteti Rom t’i kushtojë rendësi më të madhe arsimimit

Prishtinë, 8 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtarë të Romëve, e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra e Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se, sa herë flitet për komunitetin Rom dhe të drejtat e tyre shpesh të cunguara, duhet të flitet në kontekst ndërkombëtar dhe jo vetëm vendor. Sipas tij, në Kosovë Romët nuk gëzojnë kushtet ideale për jetën e tyre, ashtu si një pjesë tjetër e popullatës, por që ato janë duke shkuar drejtë përmirësimit dita-ditës.

“Duhet thënë se të rralla janë vendet të cilat kanë Strategji në nivel Qeveritar për t’u përkujdesur për realizimin deri në 100% të të drejtave të komunitetit Rom. Kosova tashmë e ka këtë."

"Madje, duhet rikujtuar që diskutimi për implementimin e kësaj strategjie është ngritur në dy nivele akoma më të larta se ai qeveritar: është diskutuar për implementimin e saj edhe në Dialogun për Liberalizimin e Vizave dhe në Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri tha se, në këtë ditë dua të rikthej vëmendjen e komunitetit Rom tek arsimi, edukimi dhe ngritja intelektuale e pjesëtarëve të tyre, duke shtuar se në Kosovë ka shumë hapësirë për pjesëtarët e komunitetit Rom të arsimohen, edukohen e emancipohen në shumë dimensione të mundshme shoqërore, por pa rrezikuar ato që në komunitetin e tyre njihen si vlera të përbashkëta, traditë dhe kulturë.

Në fund, Zëvendëskryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon çdo ditë që të garantohet niveli më i lartë i respektimit të të drejtave të njeriut. Ai shtoi se kjo nuk është vetëm deklarative, por janë krijuar edhe shumë mekanizma për të siguruar që kjo të zbatohet edhe në praktikë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)