Komuna e Prishtinës vendos ndërprerjen e mësimit në shkolla
Me të dal lajmi për nivelin e lartë të sulfurit në naftën që përdoret nëpër shkolla, Komuna e Prishtinës ka urdhëruar marrjen e mostrave në tri shkolla të ndryshme, dhe analizimin e tyre në laboratorët përkatëse.
Sot kemi marr rezultatet nga laboratori, dhe sipas tyre, niveli i sulfurit në naftën që përdoret në këto shkolla është tepër i lartë, duke i tejkaluar kështu të gjitha normat e përcaktuara me ligj. Po flasim për rezultate, ku vlera e sulfurit kalon më shumë se 600% nivelin i lejuar.
Komuna e Prishtinës ka vendosur ndërprerjen e mësimit në 43 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të Prishtinës, përderisa të sigurohemi se shëndeti i nxënësvë nuk është në rrezik.
"Kemi kërkuar menjëherë vlerësimin e rrezikshmërisë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, e që përmes bisedave joformale na është thënë se është tepër e lartë."
"Kemi kërkuar nga furnitori që ta bëjë zbrazjen e rezervuarëve nga ajo naftë, që ta bëjmë pastaj pastrimin e tyre dhe rimbushjen me naftë cilësore, pa paragjykuar nëse faji për këtë gjendje është tek nafta e sjellë, apo tek rezervuarët e papastra", thuhet në njoftimin e komunës.
Më poshtë mund ta gjeni listën e institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Prishtinës, që do të mbyllen deri në një vendim tjetër.
Çerdhet:
Dielli
Gëzimi Ynë
Shkollat Fillore:
Asim Vokshi
Dardania
Elena Gjika
Emin Duraku
Faik Konica
Gjergj Fishta
Hasan Prishtina
Ismail Qemajli
Iliria
Meto Bajraktari
Nazim Gafurri
Naim Frashëri
Pjetër Bogdani
Zenel Hajdini
7 marsi
Xhemajl Mustafa
Hilmi Rakovica
Aton Z. Çajupi
Dituria
Mitrush Kuteli
Nexhmi Mustafa
Shkëndija
Pavarësia
Xhavit Ahmeti
Shkolla e re
Arbëria
Shkollat e mesme
Sami Frashëri
Xhevdet Doda
Eqrem Çabej
Ali Sokoli
28 Nëntori
Shtjefën Gjeqovi
Hoxhë K. Prishtina
Abdul Frashëri
Prenk Jakova
Gjin Gazulli
Alauddin
Shkolla bujqësore
Shkolla e Gjelbërt
Kurse, të bashkëlidhur e keni Urdhëresën lëshuar nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe fotografitë nga konferenca e sotme.