Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 27 prill - Sot u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit Rama dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës Prof. dr. Naser Sahiti.
Kryetari Rama bashkë me Rektorin e UP-së Prof. Dr. Naser Sahiti, institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes që ka për qëllim hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante për palët, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.
Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, por edhe me institucionet e tjera edukativo-arsimore, për të shtyrë përpara projekte me interes të përbashkët për Kryeqytetin.