15 Nëntor 2024

Komuna e Prishtinës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit

Prishtinë, 9 shtator - Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, me qëllim të zyrtarizimit të bashkëpunimit për zbatimin e praktikës profesionale të studentëve të dalluar që përgatiten për mësimdhënës në shkolla, si dhe për krijimin e kushteve për përgatitjen e mësimdhënësve mentorë në shkollat përkatëse.

 

Duke pasur parasysh se mësimi praktik për mësimdhënësit e ardhshëm zë një vënç kyç në formësimin dhe profesionalizimin e tyre, ky Memorandum specifikon hapat konkret të bashkëpunimit dhe përgjegjësitë institucionale për ngritjen e cilësisë në këtë drejtim.

 

Bashkëlidhur mund të gjeni Memorandumin si dhe fotografitë nga nënshkrimi i tij

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)