Komuna e Prishtinës ndau mirënjohje për mësues të dalluar
Prishtinë, 7 mars - Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit Drejtoria Komunale e Arsimit përzgjodhi dhe i shpërbleu me mirënjohje mësimdhënësit më të dalluar për kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor: Bleta Hoxha, edukatore në institucionin parashkollor Ardhmënia, Afërdita Krasniqi, mësuese e mësimit klasor në ShFMU Pjetër Bogdani, Skender Halimi, arsimtar në ShFMU Faik Konica, Gani Latifaj, profesor në ShML Xhevdet Doda, Valbona Kastrati, Drejtorshë në institucionin Meto Bajraktari dhe Zeqir Meta, zyrtar i lartë i arsimit në Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Mirënjohe u ndanë edhe për kontribut jetësor, për veteranët e arsimit: Jakute Zherka, Nebahate Shehu, Mustafë Ibrahimi, Nadire Dida, Nemide Berisha, Nazmije Hadri, Qerim Krasniqi,Mejreme Reçica, Drita Luzha, Sabrije Deva, Akile Daci dhe Riza Çavolli.
Gjithashtu, në këtë organizim u ndanë diploma edhe për nxënësit që treguan sukses në Olimpiadën e Matematikës, Bleonard Selimi, Dea Buleshkaj, Jon Hoti dhe Drin Celaj
Me këtë rast, drejtorja e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci tha që ky organizim është bërë me qëllim që të nderojmë mësimdhënësit në festën festën e tyre.
Në emër të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në emrin tim i urojë dhe njëkohësisht i falënderojë të gjithë mësimdhënësit për punën tyre të palodhshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave. Të jesh mësimdhënës nuk është e lehtë, ka sfida dhe përgjegjësi të mëdha.\"
\"Por, e gjithë lodhja dhe mundi kalojnë kur sheh rezultatet dhe sukseset e nxënësve, të fëmijëve të mrekullueshëm që kemi. Për vite dhe dekada mësimdhënësit tanë kanë kontribuar dhe kanë punuar duke pasur një rol të rëndësishëm edhe në shtetformim dhe sot kjo punë duhet të vazhdoj të jete akoma më e përgjegjshme.\"
\"Obligim i yni mbetet që të ofrojmë mësimdhënie cilësore për ta bërë Republikën e Kosovës një vend më të mirë për secilin prej nesh, për fëmijët tanë, gjeneratat e reja. Sot, në shenjë respekti dhe nderimi ndajmë mirënjohje për edukatoret, mësimdhënësit por edhe për veteranët e arsimit, për ata që një jetë e vunë në shërbim të kësaj detyre fisnike, tha Nagavci.
Pas ndarjes së mirënjohjeve, të pranishmit patën rastin të ndjekin edhe disa pika të programit kulturor artistik që ishte përgatitur enkas më Ditën e Mësuesit.