Komuna e Mitrovicës ndan 66 bursa, 16 për studentët e veriut
Prishtinë, 12 shkurt - Komuna e Mitrovicës edhe sivjet ka ndarë bursa për studentët në vlerë prej 50 eurosh.
Mirëpo për dallim prej viteve të tjera sivjet ju ka dhënë përgjigje pozitive 16 kërkesave, aq sa ka pasur në përgjithësi nga studentët që jetojnë në veri.
Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, u shpreh shumë i lumtur që kanë mundur tu ndihmojnë studentëve të veriut, të cilët vazhdojnë të jetojnë në rrethana dhe kushte të rënduara.
Kemi parë se ka mundësi buxhetore që të shtohet numri i studentëve si përfitues të bursave dhe jemi përcaktuar që tu japim përparësi studentëve të pjesës veriore.
Sipas tij, Komuna e Mitrovicës ka ndarë edhe 50 bursa të tjera për studentët e fakulteteve të ndryshme që funksionojnë në Mitrovicë apo në qytetet tjera.
Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për ndarjen e 50 bursave për studentë e komunës së Mitrovicës që studiojnë në fakultete e Mitrovicës por edhe fakulteteve tjera. Vlera e bursës është 50 euro.
Haziri tha se janë shqyrtuar 128 aplikacione, ndërsa në total ka pasur 154 kërkesa për të përfituar bursë, mirëpo ka pasur disa që nuk i kanë plotësuar dhe përmbajtur kushteve të konkurrimit.
Ai theksoi se sikur vitet tjera ndër kriteret kryesore për të përfituar bursë kanë qenë që studenti të jetë i rregullt, mandej është vlerësuar nota mesatare etj.