15 Nëntor 2024

Komuna e Istogut ndan mirënjohje për ish punëtorët e arsimit

Istog, 7 mars - Me një solemnitet rasti komuna e Istogut  ka shënuar 7 Mars ditën  e Mësuesit e gjithë kjo për të nderuar veprën dhe kontributin e mësuesve tanë që nga ditët e para të nismës së shkollës së parë shqipe e deri në ditët e sotme.

Me këtë rast kryetari  Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur dhe u uroj këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite të gjithë mësimdhënësve edhe në kushte shumë të vështira që edhe në mënyrë vullnetare kanë punuar dhe janë angazhuar për ngritjen  e nivelit të arsimit.

"Na si institucione komunal dhe ato shtetërore duhet ti japin edhe më shumë rëndësi arsimit në Kosovë sidomos në cilësi" tha kryetari Haki Rugova.

Ndërkaq Agim Haxhiu, drejtor i drejtorisë komunale të Arsimit dhe Kulturës, duke përshëndetur dhe uruar të  gjithë të pranishmit për ditën e mësuesit  ka përkujtuar fillet e shkollës shqipe që nga themelimi i shkollave të para shqipe.

7 marsi është ditë e shenjtë që simbolizon arsimim, edukim, kulturë dhe zhvillim të shoqërisë në përgjithësi është shprehur  Haxhiu.
 
Me këtë rast, kryetari Haki Rugova dhe drejtori i DAK-ut Agim Haxhiu kanë ndarë mirënjohje për ish punëtorët e arsimit, Abdullah Lubeniqi, Azem Blakaj, Bislim Shatri, Emrush Demaj, Gani Shatri, Hatmane Blakaj, Ibish Maksutaj, Isa Geca, Jusuf Mavraj, Mahmud Shatri, Nasir Kabashi, Rexhep Idrizaj, Sadik Fetahaj, Sokol Metaj, Time Maraj dhe Ymer Lajqi dhe post mortum Kadri Halilaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)