Komuna e interesuar të investojë në çerdhet me bazë në komunitet
Prishtinë, 17 maj - Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën rajonale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, vizituan çerdhen “Shkronjat” në lagjen Arbëria, çerdhe kjo me bazë në komunitet.
Menaxhimi i çerdhes nga prindërit dhe komuna, ku komuna subvencionon për fëmijët që janë nga familjet me të ardhura më të ulëta, është formulë e veçantë në të cilën UNICEF është i gatshëm të ndihmojë tutje.
Si Komunë e Prishtinës, falënderojmë UNICEF-in për ndihmën e dhënë në rregullimin e këndeve të leximit nëpër çerdhet me bazë në komunitet, dhe do të punojmë tutje së bashku për ngritjen e kapacitetet të edukatoreve që punojnë nëpër këto çerdhe.