Komuna do të merr masa ndaj mësuesit që abuzoj me nxënës
Prizren, 21 tetor - Këto ditë nëpër rrjete sociale dhe media është publikuar një fotografi ku shihen nxënësit e shkollës ShFMU "Motrat Qiriazi" dhe mësimdhënësi i kësaj shkolle, e cila ka shkaktuar reagim në opinion me pretendim për abuzim ndaj fëmijëve.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka njoftuar se këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordimin të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni. Andaj, në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
Me këtë rast DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve