Komuna dhe Parlamenti studentor nisin bashkëpunimin e ndërsjellë
Mitrovicë, 12 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur udhëheqjen e Parlamentit studentor të Universitetit Publikt Isa Boletini, në Mitrovicë, me në krye Alban Fazliu, kryetar, me të cilët ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e punës dhe aktiviteteve të studentëve.Kryetari i Parlamentit studentor, Alban Fazliu, fillimisht e njoftoi kryetarin Bahtiri me aktivitetet e parlamentit dhe kushtet në të cilat ai punon.
Ne ju falënderojmë shumë zoti kryetar për kohën që keni gjetur për të biseduar për aktivitete tona dhe për mundësinë e fillimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, em interes të përbashkët, e sidomos për ne studentët. Këtu me mua janë përfaqësuesit e të gjitha fakulteteve që janë në kuadër të Universitetit Publik Isa Boletini.\"
\"Po mundohemi të zhvillojmë aktivitete të ndryshme që janë me interes për ne studentët dhe për avancimin e punës dhe mësimit në universitet, por po kemi shumë probleme për shkak të mungesës fondeve, pa të cilat nuk po mundemi të realizojmë pothuaj asnjë projekt. Prandaj, kemi ardhur këtu për të kërkuar mbështetjen e komunës dhe për të intensifikuar bashkëpunimin, tha ai.
Anëtarët e Parlamentit studentor, Alban Fazliu, Shpresa Musa, Ilir Kurti dhe Erzen Jusufi, kërkuan në vazhdim ndihmë konkrete nga kryetari Bahtiri, siç është sigurimi i ndonjë printeri, pajisjeve tjera nga teknologjia informative, mbështetja financiar për realizimin e ndonjë projekti me interes për studentët etj.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ju tha studentëve se është shumë i nderuar për vizitën që ati bënë dhe se mirëpret nismën për bashkëpunim midis tyre dhe komunës.
Vërtet kam kënaqësi që po bisedoj me juve. Ju jeni ardhmëria e jonë dhe ne si shoqëri duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar kushte për shkollim të të rinjve, për sigurimin e kuadrove që na nevojiten në të ardhmen. Këtu ju kam parasysh ju studentëve, që jeni shumë të interesuar për të studiuar dhe për të qenë anëtarë të denjë të shoqërisë tonë, për të qenë nesër kuadro të profileve të ndryshme për të cilat kemi nevojë, ka thënë kryetari Bahtiri.
Lidhur me mbështetjen për pajisje dhe atë financiare, kryetari Bahtiri ju tha atyre, se patjetër që do ta kenë, edhe pse Mitrovica është në gjendje të rëndë financiare. Ju bëni kërkesat tuaja me shkrim, duke specifikuar se për çka keni më së shumti nevojë. Pastaj edhe për projektet tjera që keni për të realizuar, i drejtoheni kabinetit tim me shkrim. Unë sigurisht se do të ju ndihmoj, natyrisht aq sa na lejojnë mundësitë buxhetore, tha ai.
Kryetari Bahtiri po ashtu, ju ka folur studentëve edhe për situatën e përgjithshme në komunë, me theks të veçantë për përpjekjet që po bëhen për zhvillimin e ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës për të rinjtë. Ai tha se janë në realizimi e sipër shumë projekte dhe se Mitrovica kah fundi i këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër, do ketë një zhvillim të hovshëm.