19 Maj 2024

Komuna autorizon vazhdimin e shfrytëzimit të objektit të AUK-ut

Prishtinë, 19 qershor - RIT/A.U.K është i kënaqur që Kuvendi Komunal i Prishtinës ka autorizuar vazhdimin e shfrytëzimit të objektit në lokacionin aktual në kampusin e Gërmisë

\"Tani për tani ne nuk kemi asnjë lokacion alternativ, andaj ky veprimi është thelbësor për funksionimin e RIT/A.U.K\" - tha Win Thompson, president i A.U.K-ut. \"Ne i jemi mirënjohës kryetarit të komunës, Shpend Ahmetit dhe Kuvendit Komunal, Ministrit Arsim Bajrami dhe stafit të tij, ambasadores amerikane Tracey Jacobson dhe personelit të saj, veçanërisht Kanishka Gangopadhyay, si dhe anëtarëve të Bordit të RIT/A.U.K për mbështetjen e tyre mëse të rëndësishme\".
 
Ky veprim i mundëson RIT/A.U.K-ut, si një institucion jo-fitimprurës i arsimit të lartë, të vazhdojë të ofrojë përvojën e cilësisë më të lartë të edukimit për të rinjtë e Kosovës.

Misioni i RIT/A.U.K është ofrimi i një cilësie të lartë të edukimit amerikan për studentët e shquar nga Kosova dhe e gjithë bota, me prejardhje e kombësi të ndryshme; edukim i cili do t’i përgatisë ata të jenë etikë, praktikë dhe liderë të komuniteteve të tyre. RIT/A.U.K është themeluar për ta mbështetur Kosovën dhe vendet fqinje për të zhvilluar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet demokratike, duke siguruar studime universitare, master dhe programe tjera të edukimit në gjuhën angleze.

Programet akademike të RIT/A.U.K menaxhohen nga Rochester Institute of Technology (RIT) në Rochester, New York (themeluar në vitin 1829).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)