15 Nëntor 2024

Komiteti i Arsimit në Gjilan kërkon anulimin e ekskurzioneve jashtë vendit

Gjilan, 6 shtator - Komiteti i Arsimit, në mbledhjen e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Arben Mehmeti, nuk e ka aprovuar planifikimin 2017-2021 të Drejtorisë së Arsimit, për shkak që anëtarët e këtij organi kanë konstatuar se DKA nuk ka pasur koordinim të mjaftueshëm me institucionet e saja vartëse dhe njëkohësisht ky planifikim ka ardhur me vonesë në këtë Komitet dhe si i tillë i vonuar për trajtim profesional në Kuvendin e Komunës.

Gjithashtu, Komiteti i Arsimit njëzëri ka ripërsëritur rekomandimin që të ndërpriten ekskurzionet jashtë vendit, sepse siç kanë vlerësuar, nxënësit janë të instrumentalizuar, ato nuk po bëhen për qëllime të përfitimit profesionale të nxënësve, por për përfitime të agjensioneve e hoteleve të ndryshme.

“Kemi kërkuar që planifikimin për katër vitet e ardhshme i DKA-së të plotësohet edhe më tutje në harmoni të plotë me interesat e institucioneve të arsimit në Komunën e Gjilanit, të cilat mund të kenë specifika të ndryshme. Gjithashtu, KA si trupë profesionale e Kuvendit të Komunës, ka kërkuar që urgjentisht të ndërpriten organizimet e ekskurzioneve jashtë vendit nga shkollat e ndryshme, përderisa nuk ndryshohet forma e organizimeve."

"Prandaj, e kemi ripërsëritur këtë rekomandim në adresë të DKA-së që të ndërmarrë të gjitha veprimet me qëllimin që të ndryshoj formën e organizimit të eksurzioneve dhe ato të jenë krejtësisht ndryshe nga forma e deritanishme”, ka bërë të ditur kryesuesi Arben Mehmeti.

Gjithashtu, KA ka kërkuar angazhim maksimal të Drejtorisë së Arsimit, që dukuritë negative të trajtohen me prioritet dhe të zgjidhen, sikurse që ka kërkuar që me kohë të bëhen intervenimet nëpër shkolla duke mos penguar procesin e mësimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)