Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim solidarizohet me kërkesat e SBASHK-ut
Prishtinë, 18 janar - Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë realizuat një takim nga larg me drejtoren e përgjithshme të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Suzan Flocken ku e kanë njoftuar për gjendjen në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, por edhe për mungesën e gatishmërisë për zgjidhje të këtyre dy kërkesave nga ana e Institucioneve të Kosovës.
Znj. Flocken në emër të ETUCE-s, që përfaqëson 127 sindikata arsimore me 11 milionë anëtarë, i është drejtuar Kryeministrit Hoti dhe Ministrit në MASH, Ramë Likaj duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un, që është anëtare e këtij Komiteti, e duke kërkuar dialog dhe zgjidhje të drejtë të këtyre dy kërkesave legjitime.